Thirrje për mbledhjen e ofertave 03/2016
Agjencioni Lokal per Zhvillim nga Struga per nevojat e implementimit te projektit “Dekada e Perkatesise- Festimi i Diversiteteve” , i financuar nga Bashkimi Europian (BE)Л, programi IPA Civil Society Facility and Media Programme 2014 , Support to Civil Society Organisations under the Civil Society Facility and Media Freedom Action 2014, Budget line: 22.020401 , Reference: EuropeAid/136-992/DD/ACT/MK shpall:
THIRRJE PËR MBLEDHJEN E OFERTAVE 03/2016
Për prokurimin e shërbimeve për angazhim te një asistentit lokal për teatër dhe vallëzim
Teatri dhe vallëzimi kanë potencial që femijeve me bagazhe etnike, sociale dhe kulturore të ndryshme tu mundësoj që të shoqerohen dhe të zhvillojnë karakter hulumtues i liruar nga paragjykimet. Teatri në aktivitetin tonë është burim i mjeteve të cilët do i ndihmojnë personalitetit të zhytyr në rolin në skenë me vetëdije dhe konstruktivitet të vendos për aktin që do ndërmerr në raport me stimulin dhe të gjej një shprehje të përshtatshme me qëllimin. Vallëzimi mundëson komunikim nëpërmjet gjuhës të trupit, formë e cila tejkalon komunikimin verbal dhe sfidat që ai sjell. Misioni në kete aktivitet është që te motivoj fëmijet dhe të rinjtë që të bashkëpunojnë dhe të ispirohen në mesvete drejtë saj që të krijojnë një vepër të përbashkët – shfaqe/ instalacion të cilën ato vetë do ta mendojnë.
Udhëzimet për ofertuesit
1. Autoriteti kontraktues
Agjencioni Lokal për Zhvillim, Strugë , me adrese në rr. Vlado Maleski bb Struge, www.ldastruga.org ka nevoj për prokurimin e sherbimeve të dy trajnuesve për lojë teatrale
2. Lenda e kontrates se prokurimit te sherbimit
Angazhimi i një asistentit lokal për teatër dhe vallëzim
Kualifikime dhe aftësi:
- arsim profesional ne fushën e teatrit/ aktrimit ose vallëzimit
- pjesëmarrje në realizim të paraqitjeve ose evenimenteve publike/shfaqe
Eksperiencë profesionale
- Te paktën 3 vite esperience në teatër dhe vallëzim
- Eksperiencë në punë me femijë dhe të rinjë dhe njohje të pedagogjisë
- Aftësi për gjetjen e qasjeve kreative, alternative dhe efikase për konceptualizimin e projektit dhe zvillimin e tij
- Njohje e nevojave të komunitetit lokal si dhe nevojave e femijëve/ të rinjve nga 7-18 vjeç
- Njohje e kontekstit lokal si dhe eksperiencë e mëhershme me institucionet lokale
3. Përshkrim i shërbimit
Shërbimi angazhimi i një asistentit lokal për teatër dhe vallëzim duhet të përfshij trajnim e të pakten 30 femijëve dhe të rinjve të moshës 7-18 vjeç me përkatësi të ndryshme etnike nga komunat Ohër dhe Strugë. Asistenti local duhet të marre pjesë si dhe të asistoj trajnuesit të zgjedhur për teatër dhe vallëzim. Gjithashtu duhet të përgatis një Raport final për trajnimet të implementuar në formë elektronike, në dy gjuhë, në maqedonisht dhe anglisht.
4. Kornizë kohore
Shërbimi duhet të realizohet në periudhen 01.04.2016 – 01.08.2017 dhe nga 4 trajnime në muaj ose gjithësej 16 trajnime në 16 muaj.
Agjencioni Lokal për Zhvillim, Strugë rezervon të drejtën për të ndryshuar kohën dhe ofrimin e shërbimit të urdhëruar nga furnizuesit varësisht nga nevojat e aktiviteteve të ardhshme në kuadër të projektit.
5. Përgatitja e ofertave
Prokurimi do të kryhet nga një furnizues me përvojë në dhënien e këtij lloj shërbimi .
Agjencioni Lokal për Zhvillim nga Struga në pajtim me dispozitat e kontratës me donatorin zbaton thirrjen të kufizuar me mbledhjen e të paktën 3 ofertave .
Oferta duhet të përmbaje oferte kualitative si dhe financiare.
Oferta kualitative duhet të përmbaj:
- Jetëshkrim i shkurtër i ekspertit - Curriculum vitae ( CV )
- Lista me referenca të aktiviteteve të ofertuesit
Cdo ofertues mund të marre pjesë me vetëm një oferte. Afati i vlefshmerisë e ofertës: të paktën 30 ditë nga dita e hapjes së ofertave.
Gjuha e ofertës: Oferta, si dhe e gjithë korrespondenca dhe dokumentet që lidhen me ofertën që do të shkëmbehen me ofertuesin do të jenë të shkruar në maqedonisht.
6. Mënyra e dorëzimit e ofertave
Ofertat dorëzohen në mënyrë elektronike te contact@ldastruga.org
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është e hënë , 22.02.2016 deri në orën 16:00.
Ofertat e pranuara pas afatit të deklaruar , dhe ato që nuk janë të përgatitur në përputhje me kërkesat në thirrjen , nuk do të merren parasysh.
7. Kushtet dhe metoda e pagesës
Pagesa do të behet ne dy pjesë - 50% pas nënshkrimin e kontratës për furnizimin e shërbimit dhe 50% pas përfundimit të plotë të shërbimeve të parapare me këtë thirrje.
Procedura e përzgjedhjes
8. Kriteret për dhënien e kontratës
Zgjedhja e furnizuesit do të bëhet nëpërmjet të vlerësimit të ofertës kualitative dhe asaj financiare.
9. Hapja e ofertave
Ofertat do të hapen pa prezencen e publikut më datë 23/02/2016, në orën 12, në selinë e Agjencionit Lokal për Zhvillim ne Strugë.
10. Njoftimi i ofertuesit
Të gjithë ofertuesit të cilët kanë marrë pjesë në procedurën për dhënien e një kontrate të prokurimit pas mbledhjes së ofertave do të njoftohen me shkrim për zgjedhjen e ofertës fituese brenda tri ditëve nga dita e vendimit për dhënien e kontratës për të furnizuar. Përveç raportimit autoriteti kontraktues do dorëzojë edhe një kopje të vendimit.
Побарајте нè и на: