Thirrje publike
Të nderuar,
Projekti “Deakada e përkatësisë – Festojmë diversitetin” i finansuar nga Unioni Europian përmes IPA programit për mbështetje të shoqërisë civile dhe mediumeve 2014, implementuar nga Agjencioni për Zhvillim Lokal, Strugë (kordinator) dhe Kreativ dhe Aktiv (partner i projektit) shpall thirrje publike për shoqatat civile për shpërndarje të granteve.
Grantet inkurajojnë organizatat lokale të shoqërisë civile që të kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin jugperëndimor, duke forcuar bashkëpunimin midis organizatave të shoqërisë civile, vendimmarrësve, komisioneve për marrëdhëniet ndëretnike dhe sektorin privat.
Në të njëjtën kohë, thirrja do t’u mundësojë përfituesëve të grantit që të përforcojnë ndikimin e tyre lokal, të bëjnë ndryshime reale në vendet e tyre të banimit dhe të kalojnë nëpër një proces të mentorimit të drejtpërdrejtë ku do të përforcojnë kapacitetet e tyre.
Të drejtë për aplikim kanë të gjitha organizatat e shoqërisë civile në vend të themeluara në përputhje me Ligjin për Shoqata dhe Fondacione të regjistruara dhe që punojnë në komunat e synuara (Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë dhe Debërcë) së paku një vit përpara shpalljes së kësaj thirrjeje. Veçanërisht inkurajojmë projekte në partneritet të cilët do të përfshijnë komunitetet etnike më të vogla.
Grantet do të shpërndahen sipas fushave prioritare si në vazhdim:
I. Përmirësimi i komunikimit, dialogut dhe socializimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike
II. II. Promovimi i shkëmbimit dhe bashkëpunimit ndëretnike lidhur me ekologjinë, sportin, kulturën dhe artin
III. Përforcimi i vetëdijes për stereotipet dhe tejkalimi i tyre
Vlera maksimale për të cilën mund të aplikohet është deri në 428,500 denarë. Afati i dorëzimit është 07 Mars 2018, vetëm në mënyrë elektronike në adresën e postës elektronike dbstruga@gmail.com. Thirrjen e plotë dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mund ti shkarkoni nga www.ldastruga.org dhe http://creativeactive.org/ .
Ju lutemi të shpërndani këtë thirrje deri tek të gjithë bashkëpuntorë tuaj të interesuar dhe organizata të shoqërisë civile.
Shtojca 1 - Formulari për aplikim
Shtojca 2 - Buxheti dhe Sqarim
Shtojca 3 - Letër mbështetëse
Thirrje për OSHC - Dekada e përkatësisë
Me respekt,
Kreativ dhe Aktiv
rr. Turisticka pn, 6330 Strugë
e-mail: info@creativeactive.org
http://creativeactive.org/
Find us